zoom

Slider

PSG çmendet për Kylian Mbappe, i ofron shifër e frikshme për të rinovuar

E ardhmja e Kylian Mbappe është e ndarë mes Parisit dhe Madridit. Paris Saint-Germain do të bëj gjithçka për të bindur sulmuesin francez të zgjas bashkëpunimin.

Sipas “Cadena Cope”, PSG i ofron 230 milionë euro Mbappe për të firmosur një kontratë dyvjeçare.

Sulmuesi do të përfitonte 150 milionë euro menjëherë për rinovimin dyvjeçar dhe 40 milionë euro për secilin nga dy vitet e kontratës së re.

Me pak fjalë, Mbappe do të fitonte 80 milionë euro pagë, që duke iu bashkuar 150 milionëshit do të arrinin në 230 milionë euro në total.

Një shifër e çmendur që klubi francez shpreson të mund ta bindë ish-yllin e Monaco të qëndrojë në Paris dhe të mos largohet drejt Madridit me kosto zero në fundin e këtij sezoni.

Për të rinovuar kontratë duket se ka ndërhyrë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili i ka kërkuar sulmuesit të qëndroj në Paris.