zoom

Slider

PSG beson se Mbappe do qëndrojë

Kilian Mbappe mund të vendosë që të qëndrojë te PSG-ja, pas bisedimeve pozitive mes familjes së tij dhe klubit. Sulmuesi francez nuk e ka fshehur dëshirën për t’u larguar nga Parisi, e për të veshur fanellën e Real Madridit. Por sipas “ESPN”, ai po e mendon seriozisht që të qëndrojë për pak më shumë kohë te parisienët.

Kontrata Mbappe-së i përfundon në verë dhe drejtuesit e Realit shpresojnë që ta marrin sulmuesin si futbollist të lirë. Por midis francezit dhe klubit është folur për të firmosur një zgjatim të kontratës.

Mbappe do të qëndronte me qejf nëse në stol do të ulej Zinedin Zidan, një nga idhujt e fëmijërisë së lojtarit. Për më tepër që synimet e PSG-së për të sjellë në “Park de Prins” edhe futbollistët Paul Pogba dhe Frank Kesi mund ta bindin sulmuesin 23 vjeçar të rinovojë.