zoom

Slider

PSG bën çmenduri për Zidane, kjo është shifra e frikshme që i ofrojnë trajnerit francez

Pas eliminimit përvëlues nga Champions League, kundërofensiva e Paris Saint-Germain nuk ndalet me rinovimin e Kylian Mbappé.

Nasser Al-Khelaifi kërkon edhe një trajner të madh dhe për këtë arsye të hënë në Paris takoi Zinedine Zidane për t’i ofruar stolin e ekipit.

Presidenti i parisienëve i ka propozuar ish-trajnerit të Real Madridit një kontratë milionere me vlerë 25 milionë euro në sezon, e cila do ta shndërronte atë në trajnerin më të paguar në botë.

Francezi do të parakalonte Diego Simeone-n që merr 24 milionë euro nga Atletico Madrid dhe spanjollin Pep Guardiola që arkëton 23 milionë euro nga Manchester City.

Në fund të fundit, paratë nuk janë problem te PSG, siç e dëshmojnë shifrat që iu ofruan Mbappes për ta bindur që t’i kthejë fjalën Realit.

Sidoqoftë, përgjigja e Zidane nuk mbërriti: prioriteti i tij, thotë Mundo Deportivo, mbetet pankina e Francës, dhe do të pres se çfarë do të ndodh me Didier Deschamps pas Kupës së Botës 2022. /zoom.al/