Aplikacion
Një pyetje që mund t`ju kalojë shpesh në mendje: A mund të përdorim të njëjtin peshqir si për fytyrën, ashtu edhe për trupin? Absolutisht, jo! Duhet t`i ndani peshqirët e fytyrës nga ata të trupit dhe nuk është vetëm një çështje higjiene. Produktet që përdorni për trupin si: hidratuesit, larësit, parfumet etj. nuk duhet të përfundojnë në fytyrën tuaj, pasi mund të japin efekte të padëshiruara. Mund të bllokojnë poret, mund të shkaktojnë puçrra dhe irritime.
Në fakt, bakteret mbeten në çdo peshqir që mund të përdorni, prandaj duhet të mbani një peshqir të veçantë për fytyrën dhe të siguroheni që të qëndrojë sa më i pastër. Për këtë arsye duhet t`i ndërroni peshqirët sa më shpesh të mundeni, ndoshta çdo dy ditë, por nëse keni fytyrë problematike, duhet t’i ndërroni akoma edhe më shpesh.
Akuza tjetër e Metës: SPAK dhe SHISH duan të marrin vulën e Partisë së Lirisë, Dumani të dorëhiqet!