zoom

Të gjitha

“Pse mendoni mbrapsht?”, Sara u kthehet vërejtjeve të ndjekësve për Poemën!

Që prej ditës së parë kur u bënë prindër, Ledri Vula dhe Sara Hoxha s’e patën aspak problem të ndajnë foto e video të të voglës në rrjete sociale.

Poem Blu është po aq “VIP” sa mami dhe babi, teksa ne të gjithë jemi bërë në njëfarë mënyre pjesë e përditshmërisë së tyre dhe “i shoqërojmë” thuajse në çdo aktivitet.

 

 

Mirëpo, fakti që Sara ndan gjithçka me të bijën në rrjete sociale, i bën disa persona të besojnë se kanë të drejtën ta mësojnë Sarën si të trajtojë të voglën e saj. Së fundmi, partnerja e Ledrit dhe Poema kanë realizuar një seancë shumë të këndshme yoga, nënë e bijë, ndërsa ndjekësve u tërheqin vëmendjen të tjera detaje.

“Krejt mirë, po biberoni mashtrues i bebes në parket. Ndërsa në foton tjetër, në gojën e bebes.”- i ka shkruar dikush në inbox, ndërsa Sara ia ka kthyer publikisht:

“O njerëz të mirë! Po pse duhet të mendoni gjithmonë mbrapsht? Pse nuk mendoni që njëherë e ka pas në gojë dhe pastaj i ka rënë? Mendoni ndonjëherë parç o njerëz të mirë, se më mirë i bëni dhe vetes, jo vetëm mua.”- ka përfunduar ajo.