Aplikacion
Kreu i qeverisë tha se vendi importon 600 mijë tonë nga vende të tjera, pasi nafta jonë nuk pëdorës si ushqim për Mercedes-ët.
“Nuk kemi të bëjmë me një çmim të paparë. Është më i lirë se nga ishte. Këtu flasim për një sektor privat. Disa thonë se Shqipëria prodhon mjaftueshëm. E dyta nafta që ne prodhojmë është e rëndë me përmbajtje të lartë squfuri dhe shitet kryesisht për nënprodukte industriale dhe jo për të ushqyer “Mercedes”-ët dhe Alfa Romeot.
Ne importojmë 600 mijë ton, e importon në tregun ndërkombëtar, kur them Shqipëria e importojnë subjektet private. Nuk ka vend demokratik ku naftën e prodhon shteti, e kemi zgjedhur këtë sistem. Nuk po diskutojmë për ta ndryshuar por që secili të marrë përgjegjësitë që ka”, tha Rama.
Kryeministri, një konferencë për mediat pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë ku u shpall emergjenca e furnizimit me energji elektrike, tha se kërkesa “rritni rrogat, meqë rritet çmimet, nuk funksionon.
“Kërkesa meqë rritët çmimet, rrisni rrogat, nuk funksionon kështu. Sepse rrogat nuk rriten sepse dua unë. Nuk ekziston një kryeministër që nuk do donte të rriste rrogat e pensionet menjëherë sa njerëzit do kërkonin. Po kjo është njësoj në shtëpinë e vogël pse nuk i rrit paratë që u jep fëmijëve. Do i gjesh nga puna ose borxh. Nëse do i japësh më shumë, do detyrohesh të shesësh shtëpinë. Nëse rrogat do rriteshin sipas dëshirave mirë ne që nuk kuptokemi, por Gjermania e Franca nuk i paska bërë 20 mijë euro për person. Rrogat rriten sipas kapaciteteve ekonomike. Rritet zinxhiri i vlerave dhe rriten të ardhurat e më pas rrogat e pensionet. Që të rriten të ardhurat duhet të ecim me vendosmëri përpara. Nuk do i shmangemi asnjë zotimi që kemi marrë. Rroga do të rritet vit pas viti, rroga minimale për vitin tjetër 320 mijë lekë. Pagat e tjera patjetër që do i rrisim vit pas viti, për mësuesit e infermierët, patjetër dhe sektori privat”, deklaroi Rama.