zoom

Slider

Pse është i nevojshëm kujdesi pas seksit! 5 këshilla të vlefshme

Një rregull që shoqëron aktin e dashurisë është kujdesi për partnerin pas kryjes së marrëdhënieve seksuale.

Pas seksit trupi duhet të kthehet në një gjendje qetësie, relaksimi dhe intimiteti mes çiftit.

Dhe këtë rregull “të artë” partnerët duhet ta respektojnë gjithmonë pas aktit seksual.

Sido që të jetë intensiteti i marrëdhënies, pas përfundimit të saj, shumë njerëz përjetojnë ndjenja të shkëputjes nga partneri, zhgënjimi ose deri në siklet ose turp për atë që ndodhi.

Shqetësimi postkoital (ndjenja e trishtimit) është gjithashtu e mundshme.

5 këshilla për kujdesin e nevojshëm

Kujdesi pas seksit ofron lehtësim! Ai duhet të shoqërohet me:

  • Përqafime, përkëdhelje dhe puthje
  • Partnerët duhet të flasin hapur dhe të shprehin çdo gjë që kanë në mendje për kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe çfarë do të donin ndryshe herën tjetër, për një film që duan të shohin, apo një restorant ku do të donin të darkonin.
  • Humori dhe e qeshura është një mënyrë e shkëlqyer për rikuperimin emocional
  • Pastrimi pas aktit! Të ndihmuarit e partnerit të pastrohet është një demonstrim interesi
  • Prekje sensuale, largojnë distancën, rivendosin intimitetin dhe ndonjëherë ringjallin shkëndijën e dëshirës