Aplikacion
Në një deklaratë për mediat, jashtë selisë blu, Basha u shpreh se kjo nuk është në interes të Shqipërisë, por të katër personave të përfshirë në këtë çështje.
“Kështu thotë një njeri që ka humbur lidhjet me realitetin e shqiptarëve. Ne kemi shpalosur para jush dhe para shqiptarëve një plan për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Një pjesë e mirë e këtij plani ka pasur të bëjë me energjinë. Ne do të vazhdojmë me të gjitha format dhe mënyrat të bëjmë detyrën tonë karshi shqiptarëve, së pari duke vënë gishtin në plagët që ata kanë shkaktuar.
Të gjithë bashkë të përballemi me këtë të keqe. Nuk është problem partiak por i të gjithë qytetarëve, Një thirrje për institucionet e drejtësisë. Jeni para shumë testesh por ky është një nga testet kryesore. Është e shkuar e zezë mbi të bardhë që kjo është një krizë korrupsioni dhe jo një krizë energjie. Do sjellim padinë në SPAK brenda kësaj jave. Ata që janë të rrethuar nga komoditeti i zyrës por duhet të çojnë para drejtësisë zyrtarët që abuzojnë me pushtetin.
Kushtetuta është e qartë për komisionet hetimore. Të fshehësh dosjen “Becchetti” nuk është në interes të Shqipërisë, por në interes të atyre që janë të përfshirë. Shqiptarëve do u merren para për të paguar faturën e tyre. Nuk e kalojmë në heshtje mosaprovimin e komisionit hetimor. Është e vetmja mënyrë për të vënë para drejtësisë”, u shpreh Basha.