zoom

Politikë

PS nuk përmbahet më, voton marrëveshjen e emigrantëve me Italinë e ligjin për zonat e mbrojtura

Mazhoranca miraton mes tensioneve në Kuvend me shumicë të thjeshtë, marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët dhe ligjin për ndryshimet në zonat e mbriotjura.

Mes kaosit dhe bilbilave, akuzave të opozitës për diktaturë, kryeparlamentarja Nikolla ka mbyllur seancë, e cila zgjati rreth 8 minuta.

Në seancën e sotme, kryeministri Edi Rama nuk ishte prezent.

Ndërsa Nikolla ka njoftuar se PS është tërhequr nga miratimi i amnistisë penale dhe ka vijuar me rendin e ditës, kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka bllokuar foltoren, ndërsa ka replikuar në distancë më kryetaren e Kuvendit.

“Ju dhe shokët tuaj erdhët dhe zaptuat Byronë e Kuvendit. Në respekt të zonjave ne lamë mbledhjen e Byrosë, por ishit ju që e refuzuat”, ka deklaruar Nikolla duke iu drejtuar Gazment Bardhit. /ZOOM.AL/