zoom

Politikë

“PS-ja ka nisur luftë të brendshme”/ Meta: Përqendrimi të jetë 101%, të mos preken votat e popullit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një deklaratë për mediattha se vota e opozitës nuk do të preket.

Ai u bëri thirrje komisionerëve numërues në qendrat e votimit, që të kenë përqendrim të plotë dhe të mos cënohet asnjë votë e qytetarëve.

Meta tha se ka informacione se brenda Partisë Socialiste ka nisur “një luftë e brendshme” mes kandidatëve për të marrë votat e njëri-tjetrit.

“Nuk preket vota e opozitës. Ata jo vetëm që kanë detyrë të mbrojnë votën e qytetarëve shqiptar, por ata kanë për detyrë të mbrojnë edhe votat si do ti japin populli edhe për kandidat3ët e PS. Pasi të përfundojë numërimi për partitë, ekziston rreziku të nënvlerësohet procesi tjetër që është i rëndësishëm. Do të zgjasë numërimi më shumë seç duhet, por kam informacione që brenda PS ka nisur lufta e madhe për të marrë votat e njëri-tjetrit, pasi e dinë sepse përfshirja e emrave në listë ka qenë për qëllime të tjera. Çdo votë duhet të dali siç e ka dhënë qytetari. Kjo është e vetmja rrugë që të shpëtojmë imazhin e këtyre zgjedhjeve. I druhem lodhjes. Është proces i lodhshëm numërimi, kërkon përqendrim, kujdes, ata që kanë marrë përsipër detyrën duhet të jenë të përqendruar 101% për numërimin. Mos të vijnë marifetxhinjtë që kanë nisur të blenë vota brenda kandidatëve të tyre”, u shpreh Meta.

Presidenti Meta, foli ndër të tjera edhe për deklaratat e tij pak më herët, ku deklaroi se në Njësinë numër 10 në kryeqytet, ku për herë të parë do të implementohet votimi elektronik do të ketë manipulim të votash. Ai tha se denoncimi i ka ardhur nga një qytetar, por me sigurimin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ai tha se kjo çështje mund të quhet e ezauruar.

“S’kam pasur mundësi të takoj. Por i referohem një informacioni tjetër që vinte për njësinë 10, unë i referohem një denoncimi konkret nga një qytetar, për mundësinë e ndërhyrjes tek njësia 10 që do të bëhet votimi elektronik, për metodat që s’jam i kualifikuar të flas saktë, por ka përpjekje për këtë çështje. Edhe përpjekja për të ndaluar emigrantët, është për të përdorur emrat e tyre në mënyrë fiktive, edhe opozita e kat ë qartë këtë”, tha presidenti.