Aplikacion
Por tensionet, akuzat, debatet për planin hetimor dhe rendin e ditës çuan në një përfundim, mbylljen e saj para kohe.
Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit. Plani hetimor i PS, për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionet për Sterilizimin dhe Check Up, i cili do të dakordësohet me atë të propozuar më herët nga ana e opozitës së vendit, parashikon hetime që nga viti 2006, kur në pushtet ishte PD dhe më pas 2009, koalicioni PD-LSI.
PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009. PS deklaron se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009. /ZOOM.AL/