Aplikacion
Vokshi theksoi se maxhoranca ka bërë mbledhje ilegale, duke shtuar se kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ka kthyer përgjigje prej 2 javësh për kërkesat e opozitës.
“Mazhoranca bën mbledhje ilegale, kërkojmë përgjigje nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Kërkuam pavlefshmërinë e mbledhjes të Plarent Ndrecës. Kërkuam anulimin e vendimeve të marra nga mazhoranca. Mazhoranca është e papërgjegjshme ndaj mbledhjeve të Komisioneve Hetimore parlamentare.
Deputetët Milva Ekonomi dhe Plarent Ndreca janë në konflikt interesi për këtë komision. Po bojkotohen mbledhjet që të pengohet puna e Komisionit Hetimor”, tha Vokshi.
Kurse deputeti i PL, Petrit Vasili, u shpreh se ky është një skenar për bllokimin e punës së komisionit.
“Ajo që Rama tha për dy orë e gjysmë ishte bllokoni transparencën. Mbledhja e gjashtë e dështuar është vijim i skenarit. Të bllokojmë me të gjitha mënyrat meskine punën e komisionit. Sekretariati mblidhet për 20 minuta për të dënuar deputetët e opozitës ndërsa për elementë korruptivë bëjnë sikur nuk ekzistojnë. Është e rëndë që kërkesën me shkrim të Vokshit për takim me Nikollën për të zhbllokuar situatën e bllokuar nga kolegët e saj, Nikolla akoma nuk i është përgjigjur”, tha ai. /ZOOM.AL/