zoom

Aktualitet

Protestuesit serbë nuk lejojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në komuna: Të largohen forcat speciale

Protestuesit serbë janë mbledhur sërish para komunave për të moslejuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë brenda.

Ndërkohë Natasha Aksenitijeviç, nga Autoriteti i Përkohshëm Komunal, që punon në sistemin serb tha se “janë penguar të ofrojnë shërbime për qytetarët dhe se janë të rrezikuar”.

Në komumën e Zveçan, që ruhet nga e hëna nga KFOR, më parë punohej vetëm sipas sistemit serb.

“Ajo që kërkojmë është që forcat speciale të largohen menjëherë nga ndërtesa, që ne të kthehemi në zyrat tona dhe të vazhdojmë punën tonë… dhe të mos vijë ai kryetar fals në Zveçanin tonë se ne nuk e kemi zgjedhur”, tha Aksentijeviç.

Në protestën, e cila ishte më masive sesa ajo e së enjtes, morën pjesë edhe punonjës të arsimit, përfshirë shkollat dhe fakultetet, shëndetësinë, punonjës të organeve të përkohshme dhe institucioneve të tjera publike që punojnë sipas sistemit të Serbisë.

Në emër të mësimdhënësve foli Ana Galjak, mësuese në shkollën e mesme në Zveçan, e cila tha se “të gjithë fëmijët kanë të drejtë për paqe”.

“Kushtet këtu janë të pamundura për punë, të pamundura që fëmijët tanë të qëndrojnë në shkollë”, tha ajo.

Institucionet arsimore në Kosovë në zonat serbe punojnë sipas sistemit serb. /REL