zoom

Bota

Athina në kaos! Arrestohen dhjetëra njerëz, plagosen disa policë

Protesta kundër dhunës policore në Athinë u shndërrua në një shfaqje dhune, me përplasje të fuqishme, midis protestuesve dhe forcave policore. Mbi 5000 persona janë mbledhur në periferi të Athinës, të paktën 70 prej tyre të maskuar, të cilët hodhën bomba molotov dhe gurë në drejtim të forcave policore. Ata gjithashtu sulmuan brutalisht një oficer policie me motorin e tij, duke e plagosur rëndë.

Numri i përgjithshëm i policëve të plagosur është dhjetë, tre prej tyre janë akoma të shtruar në spital për shkak të frakturave të marra. Një total prej gjashtëmbëdhjetë arrestimesh u bënë nga policia gjatë protestave të djeshme , ndërsa 11 persona të tjerë u arrestuan , por u lanë të lirë. Sulmuesit kishin marrë pjesë më herët në një tubim për të protestuar kundër dhunës së policisë, pas pamjeve virale që u shfaqën të Dielën duke treguar që oficerët sulmonin një burrë në Nea Smyrni.

Disa makina të parkuara u dëmtuan në përleshjet e së martës ndërsa pamjet e postuara në mediat sociale treguan zjarre të mëdha në të gjithë vendin. Më herët, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis akuzoi partinë kryesore opozitare SYRIZA për shkeljen e masave kufizuese duke bërë thirrje për protesta, mes tensioneve të rritura që nga incidenti i së Dielës.

“Thirrja zyrtare e SYRIZA për pjesëmarrje në tubimet e qytetarëve në mes të pandemisë është një akt i papërgjegjësisë së madhe,” tha Mitsotakis. Duke theksuar se është një ofendim për punonjësit e kujdesit shëndetësor që luftojnë ditë e natë.

Nga ana e saj, SYRIZA u përgjigj se Kryeministri ishte në një gjendje “paniku për shkak të paaftësisë së qeverisë së tij”.

Ndërkohë, konfrontimi midis qeverisë dhe SYRIZA mbi çështjen e dhunës policore do të diskutohet në Parlament të Premten, ku Mitsotakis do t’i përgjigjet një pyetjeve të opozitës.