zoom

Politikë

Prokuroria i kërkoi informacion për Tom Doshin, përgjigjet ambasada amerikane

Ambasada Amerikane i ka kthyer përgjigje Prokurorisë së Përgjithshme për kandidatin e PSD-së, Tom Doshi. Institucioni i akuzës është mjaft i rezervuar lidhur me përgjigjen që Departamenti i Shtetit i ka dërguar prokurorisë.

Mësohet se tashmë sektori i dekriminalizimit do i kërkojë informacion edhe Interpolit nëse Doshi rezulton apo jo i dënuar në vende të tjera.

Sektori i Dekriminalizimit ne Prokurorinë e Përgjithshme, pas kërkesës së KQZ-së, nisi verifikimin kandidatin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi. Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi informacion Departamentit Amerikan të Shtetit, ku i kërkoi nformacion në lidhje me arsyet se pse ai është shpallur non grata nga DASH.

Pas përgjigjes edhe të Interpolit sektori i Dekriminalizimit do t’i dërgojë materialet në KQZ, e cila do vendosë nëse do e lejojë apo jo kandidimin e tij. Doshi është shpallur “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në prillin e vitit 2018, së bashku me familjen e tij, ndërkohë që ambasadorja Yuri Kim ka bërë vazhdimisht thirrje që ai të mos lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.