zoom

Aktualitet

Probleme në të gjithë vendin! Votuesve mbi 60-vjeç nuk u njihen shenjat e gishtërinjëve

Shqiptarët këtë të diele po zgjedhin me votë qeverinë që do i përfaqësojë për 4 vitet e ardhshme.

Por megjithëse janë investuar mijëra euro për pajisje të identifikimit biometrik, kjo risi mesa duket ka dështuar. Mësohet se të gjithë votuesit që janë mbi 60 vjeç kanë hasur probleme në identifikimim elektronik. Edhe pse pajisjet mendohet se janë testuar paraprakisht, kjo grup mosh po has probleme tek shenjat e gishtave.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk ka pasur asnjë problematike në shpërndarjen e materialeve të votimit.

Hoxha ndër të tjera në fjalën e saj ka theksuar se vonesat që janë konstatuar deri më tani në disa qendra votimi janë për shkak të pajisjes së identifikimit.