zoom

Politikë

Pritja e Bashës në Vlorë trazon Ramën: Me dy gishtat po mbledh…

Kryeministrit Rama ka reaguar ndaj takimeve që zhvilloi këtë paradite kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Vlorë, qytetin ku Rama është kandidat dhe nga ku ka dalë deputet.

Pritja që iu rezervua Bashës nga një turmë e madhe dhe entuziaste, me njerëz të zhgënjyer që i qanin hallet, e ka trazuar Ramën.

Dhe ai nuk e ka fshehur shqetëimin. Në përpjekje për ta shuar entuziazmin, reagoi pa vonesë duke ngritur si shqetësim grumbullimet e njerëzve në kohën e pandemisë.

“Duke mbledhur njerëzit, Basha jep shembull të keq. Duhet të kuptohet që kjo është një luftë për shëndetin. Basha mbledh njerëz duke ngritur gishtat mbi makina”, tha ai.