zoom

Aktualitet

Priten reshje të dendura/ Emergjencat Civile rrisin gatishmërinë në terren

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile në terren për shkak të motit.

Gjatë ditëve në vijim pritet të ketë reshje të dendura, kryesisht në veri të vendit.

“Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan.”- thuhet në njoftim.

Në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive”.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile. AKMC u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave civile dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë.”- thuhet më tej në njëftimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtkes Civile.

Postime të lidhura