zoom

Të gjitha

Prindër për herë të dytë! Sinan Hoxha zbulon arsyen pse e quajtën të birin Ayan

Andrra Destani e Sinan Hoxha janë bërë prindër të dy fëmijëve para dy ditëve. Andrra ka sjellë në jetë djalin e dytë dhe e gjithë familja është në qiellin e shtatë nga gëzimi. Lajmin e bukur ndau vetë ajo përmes një postimi në Instagram.
Bashkëshortja e këngëtarit të njohur ka postuar një foto të bebushit pa ja zbuluar fytyrën. I vogli shihet i veshur me rroba në ngjyrë blu teksa fle gjumë.

“E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”, ka shkruar Andrra në postim.
Së fundmi është bërë publik emri i vogëlushit. Mesa duket ekskluziviteti i dhënies së këtij lajmi i është lënë vëllait të tij më të madh, i cili me ndihmën e Andrrës padyshim ka publikuar në Instagram një foto me vëllanë e vogël në krah, krahas së cilës shkruan:

“Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”, duke na zbulur kështu emrin e veçantë të bebushit. Pak orë më parë, Sinani na tregoi se emrin e të voglit e ka përzgjedhur Ansi.

“Atëherë deshëm s’deshëm ne të zotët e punës, Ansi i vendos vetë emrin të vëllait”, ka shkruar këngëtari krahas fotos së Ansit me të porsalindurin.

Kujtojmë se djali i parë i Andrrës dhe Sinanit ka lindur në maj të 2016-tës dhe për pak muaj do të festojë 5-vjetorin si vëlla i madh.