zoom

Bota

Princesha e Japonisë martohet me shokun e klasës/ Humb statusin mbretëror, dhëndri sulmohet për modelin e flokëve

Princesha Mako e Japonisë është martuar me të dashurin e saj të kolegjit, Kei Komuro, duke humbur kështu statusin e saj mbretëror.

Sipas ligjit japonez, anëtarët femra të familjes perandorake humbasin statusin e tyre pas martesës me një “të zakonshëm”, megjithëse anëtarët meshkuj jo.

Ajo gjithashtu anashkaloi ritet e zakonshme të një martese mbretërore dhe hodhi poshtë një pagesë që u ofrohej femrave mbretërore pas largimit të tyre nga familja.

Princesha është anëtarja e parë femër e familjes mbretërore që i refuzon të dyja.

Çifti pritet të shpërngulet në SHBA pas martesës, ku Komuro punon si avokat.

Lëvizja ka sjellë krahasime të pashmangshme me çiftin britanik, Meghan Markle dhe Princin Harry, duke u dhënë të sapomartuarve pseudonimin “Harry dhe Meghan i Japonisë”.

Ashtu si zonja Markle, Komuro është nën vëzhgim intensiv që kur u njoftua për marrëdhënien e tij me zonjën Mako.

Disa gazeta tabloide dhe përdorues të mediave sociale mendonin se modeli i flokëve të tij ishte i papërshtatshëm për dikë që do të martohej me një princeshë.

Një protestë ka pasur edhe të martën kundër martesës së çiftit. Në një konferencë për shtyp të martën, zonja Mako tha se ajo kërkoi falje për çdo telash që u solli njerëzve nga martesa e saj.

“Më vjen shumë keq për shqetësimin e shkaktuar dhe jam mirënjohës për ata që kanë vazhduar të më mbështesin”, tha ajo, sipas një raporti të NHK. “Për mua, Kei është i pazëvendësueshëm – martesa ishte një zgjedhje e nevojshme për ne.”

Kumuro shtoi se ai e donte zonjën Mako dhe donte të kalonte jetën e tij me të.