zoom

Të gjitha

“Princesha Diana kishte flokë të tmerrshëm, si plastikë”, deklarata e fotografit bëhet virale

Fotografi i njohur ndërkombëtarisht David Bailey ndan përvoja, mendime dhe kujtime nga bashkëpunimi i tij me Princeshën e ndjerë, Diana. Duke folur për The Telegraph për karrierën e tij të madhe, fotografi 84-vjeçar ndau, ndër të tjera, disa sekrete nga koha kur fotografonte princeshën Diana dhe mbretëreshën Elizabeth II në të kaluarën.

Sipas Bailey-t, atëherë, princesha e Uellsit, e cila vdiq në vitin 1997 në aksidentin e famshëm, të tmerrshëm me makinë në Paris, kishte “flokë të mjerueshëm”, ndërsa mbretëresha kishte “flokë të bukur”.

Madje, ai kujtoi një moment specifik gjatë sesionit fotografik të Dianës në vitin 1988, ku flokët e saj ishin “të forta si një paruke plastike” për shkak të një mbidoze me llak flokësh që përdorej për të qendruar të palëvizshëm./M.C/

Zoom.al