zoom

Të gjitha

Princ Harry do të botojë një libër autobiografik

Pas largimit nga familja mbretërore britanike dhe zhvendosjes në SHBA,Princ Harry ka vendosur të publikojë një libër autobiografik.

Duka i Sussex do ta botojë librin në fund të vitit 2022 ka njoftuar shtëpia botuese ‘’Penguin Random House’’.

Të hënën në një deklaratë ai tha se po e shkruante librin jo si një princ,por si njeri që është bërë’’.

‘’Jam thellësisht mirënjohës për mundësinë për të treguar atë që kam mësuar gjatë jetës deri më tani dhe jam i ngazëlluar që njerëzit do të lexojnë një tregim të dorës së parë të jetës time që është i saktë dhe plotësisht i vërtetë.’’

 

Lajmi për publikimin e librit autobiografik të princit Harry,vjen 1 muaj pasi Dukesha E Sussex Meghan Markle,publikoi një libër për fëmijë i cili u konsiderua një dështim sepse nuk arriti të kapte shitjet që synonte shtëpia botuese.

 

Të ardhurat e librit autobiografik Princi Harry ka vendosur t’i japë për bamirësi,tha shtëpia botuese Penguin Random House./Përgatiti: Alesia Doçi – Zoom.al