zoom

Aktualitet

Pretendimet e opozitës/ Del VIDEO, çfarë mbante në brez polici

Policia ka bërë një tjetër reagim lidhur me akuzat e opozitës se një efektiv policie u nxori armën deputetëve në protestën përpara Kuvendit.

Policia ka nxjerrë videon që tregon se çfarë kishte polici në pjesën anësore të trupit, për të cilën demokratët pretenduan se ishte pistoletë.

Bëhet fjalë për një shishe spraj që efektivët përdorin gjatë protestat për të zmbrapsur tubuesit.

Në një reagim tjetër më herët, policia bëri të ditur se asnjë nga efektivët përpara ambienteve të Kuvendit nuk ishte i armatosur.