zoom

Politikë

“Presidenti pushkatoi Luan Ramën në Vlorë”, Rama: S’e dija që Ilir Meta do arrinte deri këtu

“Ilir Meta e pushkatoi Luan Ramën në Vlorë”. Me këtë deklaratë të fortë e komentoi Kryeministri Rama situatën e zgjedhjeve dhe përplasjen brenda strukturave të LSI-së në Vlorë.

“Metën President e kanë zgjedhur votat e tij dhe të PS patjetër. Nëse PS do t’i kishte votat nuk do të zgjidhte atë President. Ishte zgjedhja më e mirë për opozitën, por unë nuk e dija që do vinte puna deri në këtë pikë, që me prapa veprim dhe me prapamendim pushkaton Luan Ramën në Vlorë. Iku Luan Rama, u pushkatua. Luan Rama u pushkatua politikisht me pushkë druri u ekzekutua”, tha Rama mbrëmë në “Të paekspozuarit”.

Në Lëvizjen Socialiste për Integrim raportohet për një përplasje mes figurave kryesore të kësaj force politike dhe drejtuesit politik të LSI-së në Vlorë, njëherazi zëvendëskryetar i saj, Luan Rama.

Prej ditësh, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili dhe drejtues të tjetër shkojnë në Vlorë dhe bëjnë thirrje të votohen kandidatët e tjerë, ndërkohë që Luan Rama nuk përmendet. Nga LSI ende nuk është konfirmuar kjo përplasje por edhe Presidenti Meta, ish-kreu i LSI-së, prej është është instaluar në Vlorë.

Lidhur me ketë që në dukje vjen si përçarje brenda grupit ka pasur edhe një reagim nga Luan Rama, për Report Tv i cili ka deklaruar se nuk ka shans asnjë individ që t’ia heqë emrin nga lista. Ai theksoi se është zëvendës kryetari i LSI-së dhe se kryeson listën e kandidatëve për deputetë në Vlorë.