zoom

Politikë

Presidenti dekreton rritjen e rrogës së tij, të Ramës, ministrave, deputetëve e administratës

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar rritjen e pagës për veten e tij, kryeministrin Edi Rama, për ministrat, deputetët dhe punonjësit e administratës.

Ligjet u miratuan në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së të enjtes dhe Presidenti Begaj kishte dhënë pëlqimin e tij.

Presidenti Begaj përfitoi rritje të pagës, nga 257 mijë lekë në 425 mijë lekë të reja.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit, paga u shkoi nga 228 mijë lekë, në rreth 393 mijë lekë të reja.

Ministrave paga u shkoi nga 174 mijë e 760 lekë në 318 mijë lekë të reja.

Deputetët do të kenë një pagë mujore prej 310 mijë lekë të reja, nga 156 mijë lekë që paguheshin deri tani.