zoom

Politikë

Postimi i Ramës “mërzit” ministrin italian Lollobrigida: Ai ka shumë për të mësuar nga Italia!

Një meme e publikuar nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë, ku krahasonte eksodin shqiptar në 1991 me “dyndjen” e turistëve italiane në Shqipëri ka sjellë një reagim edhe nga qeveria italiane.

Ministri i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, i është përgjigjur Ramës, duke deklaruar se “oferta puliane është me cilësore”.

“Gjendja e Shqipërisë na intrigoi dhe prandaj me kënaqësi do t’i krahasojmë të dy realitetet. Unë kam qenë tashmë në Shqipëri në fillim të mandatit tim, bashkëpunoj në mënyrë aktive me një komb që po vjen brenda Bashkimit Europian: tani për tani, jam kurioz të vlerësoj se cili është ende boshllëku midis ofertës puliane, shumë cilësore dhe atë shqiptare, që gjithsesi po përpiqet të rikuperojë në kuptimin pozitiv, në ekselencat tona”, tha ministri.

Si përgjigje për kryeministrin Rama, ministri Lollobrigida tha se “ai e di mirë që ka kaq shumë për të mësuar nga Italia, ne kemi kaq shumë për t’i mësuar, por të gjithë duhet të qëndrojnë në gamën e cilësisë që i takon atij dhe Italisë dhe Pulias. Edi Rama “është shumë i mirë dhe ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha ministri Lollobrigida.

“Natyrisht, përfundoi ministri edhe ata dinë ta shohin Italinë me respektin që u takon atyre që është kaq shumë vite përpara tyre për nga kapaciteti dhe cilësia, por edhe për nga turizmi”. Deklaratat e ministrit u bënë gjatë vizitës në tregun mesdhetar të fruta-perimeve në Fasano në Brindisi.