zoom

Aktualitet

Policia shpjegon si ndodhi aksidenti në Vlorë, e plagosur edhe një 10-vjeçare

Policia e Vlorës dha informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali” mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Sipas policisë, një 27-vjeçar përplasi me motor rreth orës 21:45 dy këmbësore, njëra 20 vjeç dhe tjetra një shtetase e mitur
10 vjeçe.

Ato kanë qenë duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi aksidenti.

Policia ende nuk ka sqaruar nëse fajtorë për ngjarjen ishin dy këmbësoret apo drejtuesi i motorit.

Nga përplasja mbetën të plagosur edhe shoferi 27-vjeçare, edhe dy kalimtaret.

Gjendja e tyre shëndetësore është e normalizuar dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve në spital.