zoom

Aktualitet

Policia nis aksionin pas protestës/ Ndalohen disa persona në Elbasan (Emrat)

Menjëherë pas përfundimit të protestës, Policia e Shtetit ka nisur shoqërimin e protestuesve që morën pjesë në aksionin e opozitës.

Të paktën 12 persona janë shoqëruar në Elbasan. Bëhet fjalë për Hamza Lamce, Arben Pjetri, Agron Beqiri, Hamit Tabaku, Altin Bica, Edi Pojani, Albi Bylykbashi, Aurel Bylybashi, Sokol Shkelzeni, Daniela Gjini, Dorian Koldashi dhe Enver Lamçe.

Për tre orë me radhë, protestuesit e opozitës bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke shkaktuar një trafik të rënduar prej disa kilometrash, në një nga nyjet me më shumë qarkullim në vend. Protestuesit u përplasën më pas me efektivët, kur këta të fundit ndërhynë për të liruar rrugën.