zoom

Bota

Policia ndalon ish-drejtorin e BKT-së, pas tërheqjes së 95 mijë eurove nga llogaria e një klienti

Mediat në Kosovë kanë raportuar se ish-drejtori një dege të bankës BKT atje është ndaluar nga policia për mashtrim.

Mësohet se ish-drejtori i BKT-së në zonën e Pejtonit, Prishtinë, me iniciale I.A  ka tërhequr 95 mijë euro nga llogaria bankare e një qytetari.

Sipas informacioneve, ai është ndaluar për 48 orë nga policia, i dyshuar për “Mashtrim” dhe “Keqpërdorimi i besimit”.