zoom

Aktualitet

Policia del me një tjetër njoftim: Ja kush janë dy vëllezërit që u mbytën sot në liqen

Policia e Shtetit ka dhënë të tjera detaje rreth ngjarjes tragjike që ndodhi pasditen e sotme në liqenin e Prushit në Tiranë, ku humbën jëetën dy vëllezër të mitur.

Policia thotë se ata janë të moshave 10 dhe 14 vjeç.

 

Tiranë/Informacion shtesë

 

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për mbytjen e dy të miturve, në liqenin e Prushit, ju informojmë se:

 

Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër).

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.