zoom

Bota

Po vijnë të na vrasin! Videoja virale e regjisores afgane: Ju lutem, mos heshtni

Videoja e regjisores afgane, Sahraa Karimi duke vrapuar në Kabul për të shpëtuar nga talebanët momentin kur forcat talebane morën kontrollin e qytetit gjatë ditës së djeshme është bërë virale.

Në video duket regjisorja, që kërkon ndihmë duke thënë se militantët po vinin “për të na vrarë”.

“Për fat të keq, talibanët hynë në Kabul dhe ne u arrestuam,” tha ajo në një video në Instagram. “Lutuni për ne.”

Nga pamjet shihet regjisorja duke vrapuar nëpër qytet. Frika është e dukshme në sytë e saj.

Karimi gjithashtu bëri thirrje për ndihmë në Twitter. Ajo shkroi:

“Talebanët rrethuan Kabulin. Shkova në bankë për të marrë disa para,por u mbyllën dhe u evakuuan. Ende nuk mund ta besoj se kjo gjë ka ndodhur. ”

“Ju lutem, lutuni për ne, unë po telefonoj përsëri,” shtoi ajo. “Hej njerëz të kësaj bote të madhe, ju lutem mos heshtni. Ata po vijnë të na vrasin.”

Grupi militant pushtoi Kabulin, pasi mori në kontroll qytetet e fundit të mëdha të mbetura nga qeveria dhe shtrëngoi kontrollin e tyre rreth kryeqytetit duke ndërprerë gradualisht çdo rrugë jashtë pjesës tjetër të vendit.

Karimi, e cila është drejtoreshë e përgjithshme e filmit shtetëror afgan, gjithashtu shkroi në Twitter një mesazh në arabisht duke thënë:

“Unë bashkova gjithë mendimin dhe intelektin tim për të kuptuar se, pse arritëm këtu! Përfundimi im për situatën është plotësisht i paralizuar.”

Në një postim tjetër, ajo shkroi se “mëngjesi është më i errët se nata”.