zoom

Bota

Po udhëtonte me shpejtësi, fuoristrada 50.000$ i shpëtoi jetën yllit të golfit

Ylli amerikan i golfit, Tiger Woods u dërgua të martën, më 23 shkurt me urgjencë në një spital të Los Anxhelosit pas dëmtimeve të shumta që pësoi kur makina e tij doli nga rruga dhe u përmbys.

Ekipet e shpëtimit e nxorën atë jashtë makinës duke përdorur mjete metalprerëse.

Woods, 45 vjeç ishte i vetëm në automjetin SUV kur bëri aksident rreth orës 7:12 të mëngjesit pranë komuniteteve periferike Rolling Hills Estates dhe Rancho Palos Verdes, thanë zyrtarët në Los Angeles në një deklaratë me shkrim.

Shefi i Qarkut të Los Angelos, Alex Villanueva tha se Woods po udhëtonte drejt veriut në Bulevardin Hawthorne me një “shpejtësi relativisht më të madhe se normalja” ndërsa po zbriste një kodër të pjerrët në një zonë që ka një “frekuencë të lartë aksidentesh.”

Ai tha se nuk kishte shenja rrëshqitëse në rrugë dhe asnjë shenjë që Woods u përpoq të frenonte.

Sipas Villanueva, automjeti i Woods goditi ndarësen e qendrës, shkatërroi një shenjë prej druri “Mirë se vini në Rolling Hills Estates” dhe u rrokullis disa herë.

Pasi kaloi dy korsitë e lidhura në jug, makina goditi një bordurë dhe një pemë përpara se të rrokullisej disa qindra metra nga rruga,

Moti nuk ishte shkak për aksidentin, sipas Villanueva dhe autoritetet nuk e dinin menjëherë me sa shpejtësi po e ngiste Woods makinën.

Sportisti milioner po drejtonte një Hyundai Genesis GV80 kur u rrokullis jashtë rruge, e cila kishte kushtuar $50,000. Makina ka sistem autopiloti të përshtatur ndaj stilit të drejtimit të shoferit dhe sistem të zbutjes së zhurmës së rrugës.

Sherifi Carlos Gonzalez, i cili shkoi i pari në skenën e aksidentit, tha se makina dhe fakti që Woods mbante rripin e sigurimit, i shpëtuan atij jetën.