zoom

Aktualitet

Po tentonte të kalonte në Qafë-Thanë me mbi 17 mijë euro të padeklaruara, arrestohet i riu nga Shkupi

Sekuestrohen 17.770 euro të padeklaruara në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ndërsa në pranga ra poseduesi i tyre, një i ri nga Shkupi. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. N., 34 vjeç, nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.770 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar. Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.