Aplikacion
Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar një mjet në Maqellarë, me pretendimin se personat që ndodheshin brenda tij po shpërndan para në këmbim të votave.
Rasti në fjalë është publikuar nga drejtuesi politik i PD-së për qarkun Dibër, Xhelal Mziu.
Nga pamjet e publikuara në rrjetin e tij social “Facebook” shihet se përfaqësuesit e PD-së dhe disa banorë kanë bllokuar mjetin, ndërsa në vendin e ngjarjes është edhe policia. Deri më tani nuk kemi një reagim zyrtar nga PD-ja, si dhe nga policia e Dibrës.