zoom

Aktualitet

Po punonte në shtëpi, të riut në Pogradec i shembet muri. Plagoset rëndë

Një 27-vjeçar u plagos rëndë teksa po punonte në banesën e tij në Pogradec.

Sipas policisë, të riut Altin Xhelo i ra një pjesë muri mbi trup, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. Ai ka 4 brinjë të thyera.

Punonjësit e tjerë i dhanë ndihmën e parë duke e dërguar në spitalin e Pogradecit.

27-vjeçari u nis drejt spitalit të Traumës pasi gjendja e tij kërkon ndërhyrje më të specializuar mjekësore.