zoom

Të gjitha

“Po përpiqemi të mos dëmtohet rikonstruksioni”, komandanti i repartit të zjarrfikëseve: Asnjë gjurmë nga 33-vjeçari

Saki Sheshi, komandant i repartit te zjarrfikëseve ka dhënë detaje rreth zjarrit që ka rënë në qendrën tregtare në hyrje të Tiranës. Sheshi tha se flakët aktualisht nuk ka, por zjarri vijon në brendësi mes pirgjeve me rroba. Ai deklaroi se zjarrfikësit po hyjnë nga 4 drejtime me nga dy punonjës, ndërsa sqaroi se deri më tani nuk kanë gjetur gjurmë të shefit të sigurisë Arjan Sala, 33-vjeç.

“Situata është shumë e vështirë aty poshtë pasi kanë rënë raftet metalikë dhe vështirësohet lëvizja.
Shqetësimi më i madh është ruajtja e konstruktit mbajtës të objektit pasi temperatura e lartë rrezikon të plasaritë muret. Me hidrantët e qendrës tregtare kemi shpërndarë uji në katin mbitokësor që të mos lejojmë nxehtësinë që të ngjitet lart. Deri tani vatra është nën kontroll dhe nuk ka përparim drejt katit 1 apo katit minus 2”, pohoi ai.

Komandanti i repartit zjarrfikës tha se hidrantët janë në funksion por nuk janë vënë dot në punë nga personeli i magazinës, ndërkohë që ai thotë se nuk ka sistem qendror nga lart të fikjes së zjarrit.