zoom

Bota

Po përpiqej t’u shpëtonte talebanëve! Ky është futbollisti afgan, i cili ndërroi jetë pasi ra nga avioni amerikan

Një futbollist i ekipit të të rinjve afganë ndërroi jetë, pasi ra nga avioni amerikan i cili po evakuonte afganët për të shpëtuar nga talebanët, shkruan Daily Mail.

Trupi i pajetë i Zaki Anwari, 19 vjeç u zbulua në Katar pas ngritjes së avionit me avganë nga Kabuli. Futbollisti besohet të jetë në mesin e disa viktimave që ranë nga avioni, teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Kabuli.

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara thanë në një deklaratë se pilotët vendosën të bënin ngjitjen e avionit për shkak të situatës të përkeqësuar.

I riu kishte ndjekur shkollën prestigjioze franceze Esteqlal, në Kabul dhe ishte thirrur në ekipin kombëtar të të rinjve që 16-vjeç.

Futbollisti kishte nxituar në aeroport disa orë pasi Kabuli ra në duart e talebanëve, duke u bashkuar me mijëra të tjerë për t’u larguar nga Afganistani. Për ndarjen nga jeta të të riut kanë reaguar në rrjetet sociale edhe miqtë e tij.