zoom

Aktualitet

“Po penalizohemi”, Unioni Turistik Shqiptar kërkon heqjen e masave kufizuese të Covid-19

Përfaqësuesit e sipërmarrjeve private, nën grupimin e Unionit Turistik Shqiptar, nëpërmjet një letre drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Mira Rakacolli – Drejtoreshë e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, kanë kërkuar ndryshim të masave kufizuese të Covid-19. Sipas Unionit Turistik masa po i penalizojnë në sezonin turistik dhe shërbimet për turistët e huaj.

Ata kanë dy kërkesa:

heqja e orës policore, pasi sipas tyre turistët që vijnë nga jashtë u qëllon që të udhëtojnë natën nga aeroporti i Rinasit dhe shpeshherë janë penalizuar nga policia për shkak të masave kufizuese të covid-19.

shtyrja e orarit të lejimit të muzikës. Ata kërkojnë që muzika të lejohet deri në mesnatë në orën 00:00 dhe jo siç është tani deri në orën 22:00.

Në shkresën në fjalë thuhet se në kushtet aktuale ku ndodhet vendi ynë duhet të rishikohen patjetër këto dy masa kufizuese, që pengojnë mbarëvjatjen e sezonit turistik.

“Jemi te mendimit se ne kushtet aktuale duhet rishkuar mundesia per zgjerimin e ketyre masave ne menyre qe te ndihmohen bizneset dhe njekohesisht tu krijohen kushtet per argëtim turisteve qe kane zgjedhur Shqiperine per te kaluar pushimet e tyre, pasi kjo do shtonte kerkesen dhe do bente e mundur rritjen e numrit te turisteve qe do vijne ne Shqiperi, gie e cila do kontribuonte ne rritjen e te ardhurave per ekonomine tone”, thuhet mes të tjerash në kërkesë.