zoom

Aktualitet

Po kthehej nga Durrësi, kapet në port i denuari me 8 vite burg në Itali për drogë (EMRI)

Tentoi të hynte në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, ndërkohë që ishte në kërkim sepse ishte dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve, arrestohet 45-vjeçari.

Aksioni u krye sot nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Portin Durrës.

“Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve, për një shtetas të shpallur në kërkim për të vuajtur një dënim me burgim, në hyrje të Shqipërisë, u ndalua Bledar Xhufi, 45 vjeç”, thanë burime zyrtare.

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/

 

 

Postime të lidhura