zoom

Bota

Po komplotonin për të vrarë presidentin Zelensky, arrestohen 2 ushtarakët e lartë ukrainas!

Një ngjarje e rëndë u njoftua se është parandaluar nga shërbimet ligjzbatuese të Ukrainës.

Shërbimi ukrainas i sigurisë (SBU) deklaroi se ka prishur një komplot rus, për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë në vend.

Dy kolonelë të njësisë së mbrojtjes së qeverisë ukrainase janë arrestuar. Ata ishin pjesë e një rrjeti agjentësh që i përkisnin shërbimit rus të sigurisë shtetërore (FSB), tha SBU.

Ata thuhet se kishin kërkuar për “ekzekutues” të vullnetshëm midis truprojave të Zelenskyt, të cilët mund ta merrnin atë peng dhe ta vrisnin. /ZOOM.AL/