zoom

Politikë

“Po ju sheh e gjithë bota”! Yuri Kim: Durim, të presim përfundimin

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, bashkë me kolegët e saj, ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck dhe atë spanjoll, u bëri thirrje partive politike dhe kandidatëve që të presin rezultatin dhe mos të shpallin fitoren.

Nga KZAZ 39 në kryeqytet, Kim tha se duhet të pritet rezultati i popullit.

“Folëm në fakt për atë që kishte ndodhur këtu. Folëm për disa mosdakordësi që ndodhin edhe në SHBA. Ajo që është me rëndësi është që të ketë një proces racional dhe transparent. Më lejoni të nënvizojë se e gjithë bota është duke e parë Shqipërinë tashmë, ka sytë nga Shqipëria. Miqtë tuaj veriorë, do të thotë Suedia, perëndimor, Spanja dhe ata të SHBA janë duke ju parë dhe duke pritur që ju t’ja dilni dhe të keni sukses. Edhe gjithashtu gjë e mirë që shohim numëruesit që ata punojnë fort. Sikurse e kam shprehur, votuesit e kanë bërë punën e tyre. Autoritetet janë duke bërë punën e tyre. Detyrua e kandidateve është që të mbeten të qetë dhe me durim dhe të presim rezultatin. E di që në entuziazmin e çastit disa kanë shpallur fitoren, por ende nuk kemi mbërritur aty deri sa të dalin rezultatin. Le të ruajmë qetësinë dhe të presim se çfarë thotë populli”, tha Kim.

Ndërkohë, ambasadorja suedeze Karin Hernmarck tha se procesi i votimit është gur themeli për demokracinë.

“Faleminderit, Suedia ndodhet këtu dhe BE, pasi procesi i votimit është gur themeli për demakracinën. Jemi këtu për t’ju mbështetur. Për këtë arsye vendosëm që të vinim sëbashku me kolegen Yuri Kim dhe kolegun spanjoll”, tha ajo.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe ambasadori i Spanjës në Tiranë:

“Edhe diçka për të shtuar, jemi duke e ndjekur këtë proces shumë afër. Donim të siguronim që demokracia të fitojë. Jam shumë mirënjohës për kolegen time amerikane dhe suedeze”, pohoi ai.