zoom

Të gjitha

Po Ana? Arsimi i shkruan konkurrentes së re të “Për’puthen”

Pak ditë më parë, u konfirmua se ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lidhje dashurie.

Këtë lajm e pranoi vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Duket se çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e publikut dhe nëse më parë ruheshin mirë kur dilnin me njëri-tjetrin, tashmë s’e kanë aspak problem.

Lidhja e çiftit të ri duket se po ecën mirë, por ndjekësit symprehtë kanë vënë re diçka që mbase Anës s’ka për t’i pëlqyer.
Teksa konkurrentja e re e “Për’puthen”, Ola, po realizonte një video live, në sy ka rënë komenti i Arsimit i cili i shkruan “Good sound Ola”.

Ngacmim apo thjesht një kompliment naiv, kjo mbetet për t’u parë, siç thonë konkurrentët e “Për’puthen”, megjithatë deri tani s’dimë të kenë ndonjë njohje së bashku Arsimi dhe Ola. Si mendoni ju?