Aplikacion
Brenda pak minutash, Federata lëshoi një deklaratë ku konfirmoi se dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë dhe janë vendosur në izolim. Deklarata lë të kuptohet gjithashtu se “kanë shfaqur raste të tjera pozitive” në stafin mbështetës që organizon prapaskenat për Kombëtaren dhe ata gjithashtu nuk janë lejuar në terren.
“Teste të tjera të synuara” po kryhen për lojtarët që kishin raste me COVID brenda klubeve të tyre.
Kjo do të përfshinte Interin, pasi Lautaro Martinez dhe Matias Vecino tashmë duhej të tërhiqeshin nga detyra ndërkombëtare me Argjentinën dhe Uruguain, respektivisht pasi rezultuan pozitivë për COVID-19. Manuel Locatelli i Juventusit rezultoi pozitiv javën e kaluar dhe do t’i bashkohet skuadrës kur të jetë rikuperuar.
Kjo situatë paraqitet shqetësuese për Italinë, pasi do të përballet me Maqedoninë e Veriut të enjten në Palermo. të vlefshme për kualifikimin në Botëror.
/zoom.al
“Të duaaa”/ Ola Bruko feston ditëlindjen, urimi i Endri Priftit merr të gjithë vëmendjen