Aplikacion
Duke vënë theksin se të tilla veprime nuk tolerohen, sidomos duke marrë parasysh faktin se Përputhen është një program ku të rinjtë kërkojnë për të gjetur dashurinë e jetës, moderatorja Bora Zemani tha se skena të tilla janë absolutisht të papranueshme, të patolerueshme dhe të turpshme, prandaj dhe vendimi i produksionit është përjashtimi:
“Eri është përfundimisht i përjashtuar nga ky program. Ndërsa Dori, djali i ri që iu bashkua programit, edhe Dori është përjashtuar nga emisioni. Më vjen keq sepse sapo ishte bërë pjesë”., tha drejtuesja e emisionit.
Sherri i cili nisi me një koment banal, dhe është i pajustifikuar, nisi pas një debati në studio me hyrjen e Dorit.
Eri pasi doli nga studio për tu qetësuar tha për Dorin se: Po e mbroja, se thashë kam hyrë vetë i ri dhe e di ca presioni ka. ai e ka bërë për vemendje.
Por pavarësisht kësaj Eri shkon sërish ‘të sqarohet’ me Dorin e pyet: ca ke ti për punë e leshit ore kokëpalarë.
Pas kësaj sherri mes tyre degjeneroi në përplasje fizike që kërkoi dhe ndërhyrjen e konkurrentëve dhe stafit mbështetës të Top Channel.
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, reagon kryeministri: Hodhi gurin, por gur nuk paska. S’është burrë