zoom

Aktualitet

Plas arma edhe në Vlorë, plumba drejt një lokali

Pas vrasjes që tronditit Elbasanin, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Vlorë.

Zoom.al mëson se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit me inicialet Gj.N.

Rreth kësaj ngjarje ka reaguar edhe policia ku sqaron se fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N.