zoom

Aktualitet

Plagosje me thikë në Brryl! Çfarë ndodhi pak minuta më parë në kryeqytet

Një djalë i ri është plagosur në zonën e Brrylit në Tiranë mëngjesin e sotëm. I riu ka qenë duke lëvizur me motor, kur është përplasur fillimisht nga një makinë.
Më pas, shoferi ka dalë nga makina dhe e ka plagosur me mjet prerës në qafë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar.

Ky i fundit mësohet se ka qenë në makinë me gruan dhe një fëmijë të mitur, ndërsa nuk dihet ende motivi dhe shkaku i ngjarjes.

Situata e krijuar ka shkaktuar kaos në trafik dhe panik mes qytetarëve të pranishëm.