zoom

Slider

Plagosje me armë në Kavajë

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrogozhinë. Sipas policisë rreth orës 21:10, në Rrogozhinë, Agustin Hoxha., 30 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë.

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se i plagosur ka qenë në gjendje të dehur në momentin që është vetëplagosur me armë zjarri.