zoom

Aktualitet

Plagosja në Tiranë/ Mario Nela qëlloi me armë kushëririn e tij dhe më pas u arratis

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që u regjistrua këtë të mërkurë në Tiranë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Ervin Nela u qëllua me armë nga kushëriri i tij, Mario Nela.

Konflikti mes tyre, shpjegoi policia, nisi për motive të dobëta.

Ervin Nela mori një plumb në pulpën e këmbës dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit G. N., dhe E. N., bashkëpunëtorë të Mario Nelës, u shoqëruan në polici.

Ndërsa vetë Mario Nela është në arrati.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.