zoom

Të gjitha

Plagosja me thikë në Durrës/ Arrestohet autori 36-vjeçar, policia jep detaje (Emrat)

DURRËS

Plagosi me thikë 50-vjeçarin, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga 36-vjeçarin.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Fatjon Vrioni, 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin Artan Kazazi, 50 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm të shtetasit Fatjon Vrioni. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.