zoom

Aktualitet

Plagosja e të riut në Kavajë, qindra demokratë mbushin selinë ku ndodhi krimi

Pas të shtëna me armë ku i plagosur mbeti 27-vjeçari Bledi Oshtuni, zyra elektorale e Partisë Demokratike në Kavajë ku ndodhi krimi janë mbushur me simpatizantë të PD që kanë ardhur në mbështetje të 27 vjecarit.

Ndërkohë mësohet se që nga Tirana është nisur urgjent kreu i PD-së, Lulzim Basha. Në zyrën ku ka ndodhur ngjarje është edhe Grida Duma, kandidate e PD-së në këtë zonë.

Policia ka njoftuar se ka identifikuar autorin si Ndriçim Jonuzi dhe është në kërkim të tij.